Megjithëse Luana u përpoq ta fshihte, ditën e djeshme mediat zbuluan se do sjellë një këngë të re me këngëtarin latin Jay Santos, i cili ka ardhur në Shqipëri për të xhiruar klipin. Xhirimet e këngës kanë filluar dhe moderatorja ka qenë tejet aktive në Instagram, duke ndarë detaje nga prapaskenat, ku përveçse po punojnë duket se edhe po kënaqen shumë.

Ajo për të cilën jemi shumë kuriozë është padyshim edhe veshja e Luanës e cila nuk zhgënjen kurrë, por këtë herë duket se ka përgatitur diçka vërtetë speciale pasi do vishet nga dora vetë Philipp Plein. Lajmin e ka ndarë vetë moderatorja në Instastory, ku ka shpërndarë një video në të cilën nuk shfaqet vetë, por i thotë grimierit të saj Arbër Bytyqin tu tregojë fansave se çfarë ka veshur. Meqenë se mua nuk më lejon Arbëri që të dalë foto, thuaja ekskluzive se çfarë kam veshur tani… që ma ka dhuruar Philipp Plein dora vetë.- thotë ajo teksa ka shkruar mbi video: Mezi pres t’jua tregojë dhuratat nga Philipp Plein. Epo jemi të sigurtë se Luana do jetë një bombë e vërtetë në këtë videoklip, për të cilin ende nuk kemi një titull apo një datë publikimi, mirëpo me siguri projekti që po gatuhet do të vijë më shpejt nga ç’e presim!