Ditën e djeshme në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se reperi i njohur, Stresi, pasi i ka dhënë fund një herë e mirë lidhjes me Kejsin është hedhur në krahët e modeles shqiptare, Atalanta Kërcyku. Megjithatë reperi ka reaguar ashpër, duke përgenjështruar të gjitha lajmet. “Hall të bësh foto me dikë që as nuk e njeh e ta bëjnë dashnore.
Jetojmë në Shqipëri, si do shesi media rozë”, shkruan Stresi. Ky reagim i hedh poshtë të gjitha zërat se reperi është në një lidhje dhe me sa duket ai vazhdon të jetë i fokusuar tek karriera.