Aktori Olsi Bylyku është një ndër personazhet më karizmatikë në rrjete sociale, i cili shkakton vazhdimisht të qeshura tek ndjekësit me batuat e postimet e tij plot humor. Olsi nuk e ka aspak problem të bëjë shaka edhe me veten, siç ka bërë edhe ditën e sotme.

Ai ka ndarë në InstaStory dy foto që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe na shkrinë së qeshuri. Aktori ka publikuar pikërisht dy foto të tijat “para dhe pas kredisë”, siç thotë ai vetë.


Olsi ka dashur të tregojë për ndjekësit ndryshimin e përmirësimin e tij “pas kredisë”, ndërsa na shkriu së qeshuri me pamjet. Sigurisht gjatë kësaj kohe aktori ka ndryshuar dhe dallimet mund t’i vëreni edhe vetë, ndërsa ai është i ndërgjegjshëm se s’ka qenë njësoj gjithmonë.

Për t’ju rikujtuar, Olsi e ka gati këngën e tij të re të titulluar “Diablo”, e cila lançohet sot në orën 18:00.