Thonë se gënjen shumë, dhe kështu duket të jetë. Edhe presidenti Ilir Meta se ka kursyer Luli Bashën, duke thënë se “Luli të gënjen edhe për orën”. ai nuk e mban fjalën. Çdo ditë e më shumë kjo thënie e Metës është vërtetuar, por sot le të sjellim katër gënjeshtrat e fundit fare. Luli foli shumë këto vite tha “dua sistem mazhoritar”. Do e përmbysim, ju deklaronte aleatëve, sistem të ri zgjedhor, ka 7 vite që e thotë.
Sot doli publikisht dhe mbrojti sistemin që kemi në fuqi proporcional rajonal. Kjo është gënjeshtra e parë.

Basha ka deklaruar se nuk e njeh parlamentin dhe duhet që Edi Rama, të siguronte 84 votat, megjithëse janë të paktën 40 deputetë të listës së tij që hynë si zëvendësues. Votat për kalimin e Reformës Zgjedhore dje i siguroi Luli, pardje nuk e njihte parlamentin, dje nxori delfinët e tij që kërkonin marrveshjen e 5 qershorit, Rama – Basha .

Gënjeshtra e tretë që u bëhet demokratëve është hapja e PD dhe zgjedhja e kandidatëve nga baza. Luli deklaroi në 2017 se ishte hera e fundit që ai bënte listën. Në bazë ka filluar një proces formal, ku propozohen emrat dhe Basha ka të drejtë të vendosë 20% të listës fituese, pa futur këtu gratë, pra deri në 40% po të fusim gratë, oprganizatat partnere, aleatët dhe drejtuesit e Republikës së Re që janë vendosur prej tij. Pra listën fituese do e bëjë prapë Luli.

Gënjeshtra e katërt dhe më e madhe bëhet çdo ditë në bazën e PD. Në tetor ka zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, duam kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkie. Sot Luli deklaroi se fitorja e tij do ishte vitin tjetër. Tetori erdhi nuk është larg. Këto katër gënjështra janë taze fare, megjithëse thesi i Lulit është shumë i madh.