Pas Ernest Muccit një tjetër futbollist është bërë biond te Tirana. Bëhet fjalë për mbrojtësin Albi Doka, i cili do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e fundit në kampionat me bardheblutë, teksa në përfundim të sezonit, do të largohet nga shtëpia e tij, ku u formua dhe u rrit si futbollist, për t’u transferuar te kroatët e NK Goricës. 23-vjeçari i surprizoi të gjithë me “look”-un e ri, në seancën e sotme stërvitore, ku nuk kanë munguar batutat dhe të qeshurat me njëri-tjetrën.