Në një peridhë ku besimi tek politika është në krizë në pothuajse të gjithë Ballkanik Perëndimor, besimi i shqiptarëve tek qeveria e tyre vjen në rritje. Këto të dhëna janë grumbulluar në mënyrë të pavarur nga “Gallup International”, një prej kompanive më të mëdha të sondazheve në botë dhe u publikuan një ditë më parë nga OECD, në studimin për qeverisjen në 6 shtetet e rajonit tonë.
Sondazhi vlerëson ndryshimin në opinionin publik në dekadën 2009-2019. Gjatë kësaj periudhe, besimi i shqiptarëve tek qeveria është rritur me 4%. i vetmi vend tjetër që njeh rritje në rajon është Serbia. Ndërkohë, në Bosnje dhe Maqedoninë e Veriut besimi i qytetarëve ka rënë me më shumë se 10% në dy vjet, ndërsa në Kosovë dhe Malin e Zi ka një gërryje të besimit midis 7-10%.
Sipas OECD, faktori kryesor që ul besimin e qytetarëve tek qeveria është korrupsioni. Studimi shpjegon se në Kosovë dhe Bosnje, përceptimi i korrupsioni është më i lartë se në vendet e tjera dhe kjo shpjegon në një masë të madhe reduktimin e besimit.
Gjithashtu, rritja ekonomike dhe papunësia në nivelin më të ulët në rajon ka bërë që shqiptarët të jenë sot më optimistë se 10 vjet më parë.