Gazetari Berat Buzhala, është shprehur i alarmuar kur ndërsa në spitalet në Kosovë, pacientët me koronavirus, po trajtohen nëpër korridore, për shkak se nuk ka më shtretër, disa organizojnë festa e dasma me qindra njerëz. Secili duhet të luftojë për të shpëtuar kokën e vet dhe familjen, shkruan Buzhala në një postim në rrjetet sociale.

“Ma çoi dikush nje video prej nje dasme mbrame. Nje dalldisje e cmendur.As D’ja prej distances sociale.Ne anen tjeter ne QKUK dhe ne pikat tjera shendetesore nuk ka me shtreter te lire ne dhoma.Pacientet po shtrihen dhe trajtohen ne korridore.

Komunikimi shtet qytetare nuk po funksionon. Organizimi kolektiv ka deshtu dhe kjo nuk eshte hera e pare.Per kete arsye tash secili duhet te luftoje per te shpetuar koken e vet dhe te familjes.S’ka ketu cka mo. Masat e kane humb cdo kuptim.Se di pse i mbyllem kishat e xhamiat. Bile ndoshta dikush ish lute”shkruan Buzhala. Kujtojmë që gazetari u infektua kohë më parë me koronavirus, ndërsa humbi të atin nga kjo sëmundje./dritare.net