Nga Mero Baze/

Ka pasur dy propozime kompromisi për Partinë Demokratike sot në Këshillin Politik. I pari ishte i Rudina Hajdarit, e cila kërkoi që PD të mbështes ndryshimet kushtetuese dhe ajo të kushtëzoj PS për hapjen 100 për 100 të listave dhe negocimin në kodin elektral të një forme koalicioni të pranueshëm .

Edhe pse PD ka disa ditë që thotë se hapja e listave është fallco, nuk e pranoi.

Oferta e dytë ishte nga Damian Gjiknuri. Ai tha se PS mbështet çdo propozim për reformën e koalicionit paralektoral të PD, që e ka një vend i OSBE nga Rusia në Kanada. As këtë nuk e pranuan.

Refuzmi i dy kompromiseve, tregon se PD nuk është gati të mbështes ndryshimet kushtetuese, por mendon se ka gjetur një kauzë ti kundërshtojë ato, duke ngritur mitin e prishjes së koalicioneve parazgjedhore.

Pse kjo është një gënjeshtër?

Së pari se koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen, përkundrazi kthehen në formën e vetme që egzistojnë në gjithë vendet e OSBE.

Në rastin konkret propozimi është që shumë parti janë të lira të bashkohen në një koalicion parazgjedhor, për të mbështetur një listë të përbashkët, të hapur, kandidatësh. Kështu e ka Letonia, Danimarka Greqia dhe gjithë vendet që përdorin kolaicione paraelektorale.Kështu e ka Kosova, meqë e ka merak PD.

Problemi që ka PD me këtë koalicion është se kështu ajo nuk vjedh dot votat e partive të vogla aleate. Me sistemin e vitit 2009, që është një shpikje shqiptare, partitë e vogla në koalicion, që nuk fitonin, ja kalonin votat partisë më të madhe, PD dhe LSI.

Në këtë sistem, PD dhe LSi marrin vetëm votat e veta. Partitë që nuk marrin vota, i marrin me vete votat e humbura. Ky në fakt nuk është kolaicion paralektoral, por sistem llogaritje i gënjeshtërt, ku palët bien dakord që votat tona, po nuk i fituam ne ja dhurojmë një tjetri. Kjo deformon vullnetin e votuesit.

Pra halli i PD është se si nuk vjedh dot aletatë e vet, dhe jo se po i merr dikush vota. Këtë problem nuk ja zgjidh dot më sistemi.

Së dyti koalicionet parazgjedhore për sistemin propocional rajonal, me listë të hapur, siç po e bëjmë ne, duhet të mos ngatërrohet qëllimisht me koalicionet parazgjedhore të sistemve të përziera mazhoritare/propocionale, siç e kemi pasur deri në vitin 2005.

Kur debatonin sot në Këshill Politik, Oerd Bylykbashi kërkoi të hapen proceverbalet e vitit 2003 kur është diskutuar Reforma Zgjedhore dhe ku është kërkuar të merret si bazë sistemi italian.

Modeli italian i vitit 2003, është sistem mazhoritar, i korrektuar me propocional kombëtar siç e kemi pasur ne në vitin 1992.

Pra është një sistem i përzier. Në sistemin e përzier, ku disa kandidatë dalin nga gara direkt, e disa nga lista, kur bën koalicion parazgjedhor, një kandidat merr mbështetjen e disa siglave partie. Votat llogariten thjesht. Kandidati merr votat e gjithë partive në garën mazhoritare, kurse siglat e partive marrin votat e tyre në garën propocionale, sipas asaj që ka votuar zgjedhësi.

Skema nuk ka lidhje me sajesën e vitit 2009 ku ne hymë në sistem propocional rajonal me lista të mbyllura dhe sajuam skemën e koalicioneve paraelektrale me lista të përbëra, ku zgjedhësi voton siglën e një partie brenda koalicionit, por votat e saj qëndrojnë në një thes, që po nuk mjaftuan për atë parti, të mos hidhen në plehra, por ti marrë partia më e madhe.

Ky nuk është sistem zgjedhor, është sistem llogaritje. Ky është një sistem, që mbledh vota në plehra për partinë më të madhe.

Ndaj koha për të debatuar me PD rreth kësaj historie është kohë e humbur. Ata janë të qartë se çfarë humabsin nga kthimi në normalitet i sistemit zgjedhor. Ata humbasin votat e partive të vogla që shkojnë dëm. Dhe akomë më shumë, vajtojnë faktin, se krerët e partive të vogla do ti kërkojnë pjesë në listën e përbashkët.

Ky është vërtet hall, por është hall dhe për PS, jo vetëm për PD. Le ta menaxhojnë me qetësi dhe dashuri futjen e LSI në listat e tyre dhe bien rehat.

Shqipëria ka nevojë për një sistem të drejt zgjedhor, ku një votë e qytetarit, të vlej njësoj dhe të ketë të njëjtën peshë mbi rezultatin e zgjedhjeve. Sistemi i vitit 2009 dhe 2013 e ka deformuar votën. Më 2017 Lulzim Basha, pranoi ti heq fare koalicionet parazgjedhore dhe vota ishte më e drejt. Por meqë ai humbi, mendon se duhet ti rikthejë sistemin që deformon votën, si më 2009 dhe 2013.

Koalicionet paraelektorale duhet të rikthehen, por jo sistemet që deformojnë votën. Se ne sot pamë të shkojnë me pranga në duar disa komisionerë fshtrash të PD, PS e LSI, që kanë vjedhur 10 apo 20 vota, dhe s’mund të lejojmë që Basha të imponojë një sistem që deformon mijëra vota.