Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër akuzave të opozitës sa i përket projektit rrugor Milot-Fier. Rama shkruan në Twitter se su lmet vijnë pa nisur ende gara, ndërsa e quan të turpshme gjuhën e përdor nga Partia Demokratike.
“Nuk kam fjalë për gjuhën e tur pshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e su lmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin. Turp” – shkruan Rama. Ditën e sotme, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, teksa tha se ndërsa qindra vende pune mbyllen çdo ditë, Edi Rama planifikon që 1.2 miliardë euro t’i japë për koncesionin e një rruge fantazëm, Milot-Fier.
“Kjo rrugë në pjesën më të madhe është ndërtuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, por Ramavirusit i duhet si alibi për t’i dhuruar miliona euro oligarkëve, në turravrapin e fundit korruptiv të një qeverie në ikje” – tha sot Basha.