SQARIM PUBLIK: Akuzat e PD-së, ripostuar nga disa portale këto ditë = FAKE NEWS! 1. Nuk është përfituar asnjë fond publik, në konflikt interesi, nga firma e familjes sime! Nuk ka konflikt interesi mes detyrës sime dhe interesave private! Çdo informacion është deklaruar në ILKDPI në deklaratën e fillimit të detyrës sipas ligjit! 2. Vlera që bën fjalë PD i përket 10 vjeçarit nga viti 2010, gjithsej 23 milionë lekë të reja, nga të cilat vetëm vlera 3.1 milionë lekë të reja i përket kohës sime në detyrën që kryej aktualisht, pra 13.5%! Deklarohet qëllimisht 8 fishi për ta fryrë, por as vlera 3.1 milionë lekë nuk është në shkelje të ligjit për konfliktin e interesit! 3. Edhe nga vetë vlera në fjalë (3.1 milionë lekë) 1.7 milionë janë disa blerje të vogla, ku as nuk kërkohet deklaratë konflikti nga subjekti, fituar me çmimin më të ulët, dhe vetëm 1 procedurë prej 1.4 milionë lekë është subjekt deklarimi – tërësisht ligjore! Pra nga akuza 23 milionë lekë dolëm në 1.4 milionë! 16.5 fishim, zmadhim, fryrje!
4. Bazuar në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” (i ndryshuar) neni 3, pika 1, “Konflikt i Interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike. Nëse shikojmë nenin 31 të ligjit, përjashtimi nga rregulli i përgjithshëm vlen për titullarët e institucioneve të tjera shtetërore që nuk janë shërbim civil, siç është rasti im. Pra, zyrtari i një institucioni të përfshirë në nenin 31 të ligjit, mund të lidhë kontratë me një institucion publik tjetër. Mjafton që kontrata të mos lidhet me institucionin ku ai është i emëruar vetë. Në rast se lidhen kontrata me institucione të tjera shtetërore që kanë fushë veprimtarie të ndryshme nuk përbën konflikt interesi! E shpjeguar ndryshe, konflikti i interesit ekziston në ato raste kur zyrtari me autoritetin e tij mund të ndikojë në lidhjen e një kontrate administrative. Influenca si zyrtar normalisht, nuk mund të shtrihet përtej fushës apo kompetencës ku ushtron detyrën në një kompetencë tjetër. Nuk mund të ketë influencë në vendimmarrje të një institucioni me fushë përgjegjësie tjetër për tjetër. Ky si koncept zgjerohet më shumë po të lexohet dhe neni 4 i ligjit, që shprehet se rregullat për parandalimin e konfliktit të interesit janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo zyrtar kur ai merr pjesë në një vendimmarrje për akte dhe kontrata administrative. Pra edhe për shërbimin 1.4 milionë lekë, ka 0 konflikt interesi! Kokoshi nuk u katandis as në 1 thelë, por u ZERUA sepse = FAKE NEWS!
5. Për PD-në, Saliun apo çdo kurioz, ndonëse nuk jam fare i detyruar të mbrohem sepse nuk kam shkelur asnjë ligj por dhe asnjë kod moral, po sqaroj edhe një raport me rëndësi! Në 10 vite aktivitet, firma e familjes ka faturuar për ente publike vetem 1.57% të totalit të xhiros tregtare! Kronologjikisht: 2010 – 4.1%, 2011 – 0.64%, 2012 – 1.4%, 2013 – 0.4%, 2014 – 1.5%, 2015 – 2.7%, 2016 – 1.4%, 2017 – 2.1%, 2018 – 1.2% dhe 2019 – 1.67%! Fondet publike as mbajnë e as kanë peshë specifike në fatet dhe suksesin e firmës së familjes sime të themeluar në Tetor 2009! As nuk ka kurbë/tregues rritës në vitet e angazhimit tim në role drejtuese të ndryshme në nivel vendor në Tetor 2015 në APR – Bashkia Tiranë e as më pas nga Dhjetori 2018 në DPSHTRR! S’do as mend as kalem të nxjerrësh konkluzion, por as PD e as portalet “e interesuara” nuk pyesin, nuk mirëinformohen, ndaj = FAKE NEWS! 6. Firma e familjes sime nuk ushtron konkretisht në aktivitetin e saj asnjë prej funksioneve që ndeshen me DPSHTRR: nuk jep targa, nuk lëshon patenta, nuk ka mjete a kurse autoshkollë, nuk ka asnjë licencë ekskluzive, as linje të rregullt udhëtarësh qytetëse, ndërqytetëse apo ndërkombëtare, e nuk gëzon asnjë privilegj/koncesion që buron nga detyra ime! Anasjelltas: DPSHTRR as jep makina me qera e as ofron shërbime me shofer! 7. Për periudhën 2010-2019 firma e familjes sime i ka derdhur shtetit 71.5 milionë lekë të reja (burimi E-Tax, DPT)! 8. Aktiviteti i familjes sime punësoi për 2019-ën 17 punonjës! Si firmë, bashkëshortja, im bir dhe unë, sëbashku, i kemi derdhur shtetit vetëm për vitin 2019 vlerën e 8.4 milionë lekë të reja (ku nuk përfshihen taksat vjetore të Flotës që janë 4.9 milionë lekë të tjera)! Edhe nëse do ishim, që nuk jemi, në kushte konflikti interesi për fondin 1.4 milionë lekë, ku fitimi llogaritet tek rreth 15% e tij, ose 0.21 milionë lekë të reja (1500 Euro) ky “fitim” për vitin 2019 do ishte sa 1/40 e asaj që unë e familja ime kemi kontribuar si total për detyrimet ndaj shtetit!!! ✌️
9. Për emergjencën e tërmetit, si akt përgjegjësie sociale, në mjete, shërbime, kosto km e shofera, firma e familjes sime ka ofruar ndihmë në vlerën e 5,000 Eu!
10. Unë jam i hapur për çdo verifikim, sikurse jam më i motivuar se kurrë që të mos lejoj askënd të shpifë për mua ose në dëm të imazhit tim dhe familjes sime!
11. Për aludimet mbi çdo fenomen apo indicie/provë/dyshim që lidhet me shërbimet e DPSHTRR, ftoj PD-në dhe çdo kënd të denoncojë në portalin www.dpshtrr.gov.al (edhe në anonimat!) që ta ndjekim, si edhe të kallëzojë çdo rast në organet përkatëse kompetente! ? 12. Sa i takon firmës së familjes, si aktivitet e si brand, për dëmin eventual që pëson nga dalje e akuza të tilla të pabazuara, po shqyrtohet reagim ligjor! Në konkluzion: Do uroja me zemër që PD të mos nxitohet në të tilla raste, të tregojë se e njeh shtetin dhe ligjin, se di të ndajë shapin nga sheqeri dhe se e respekton biznesin e ligjshëm! Nuk është aspak e ndershme të luhet kukamçefti me statuse që i nxjerr Saliu, i ripostojnë ca portale, pastaj PD i adreson si akuza të shprehura nga media! Kështu humb çdo sens e çdo pikë referimi ndërsa vendi ka nevojë për një opozitë serioze, reale e objektive! #Transparencë #BollMeFakeNews