Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi sot listat e përfituesve nga granti për rikonstruksion dhe programi i rindërtimit për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik dhe ka miratuar disa vendime të rëndësishme.
Këshlli bashkiak i Durrësit miratoi dhënien e ndihmës financiare, sipas listës së tretë me subjekte përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.