Një rritje të rasteve me COVID-19 ka shënuar Greqia këtë të martë pasi u shënuan 52 të tilla. Më shumë raste ka rajoni i Atikës ndjekur nga Selaniku teksa 7 u kapën në portat hyrëse të vendit dhe 4 ishin raste të importuara që u testuan vullnetarisht.Por ndërkohë koronavirusi është i shpërndarë edhe në rajone të tjera të Greqisë teksa raste janë gjetur edhe në ishujt e largët kufitarë të Lesvosit dhe Evias.