6 ditë më parë, Mozzik publikoi këngën e tij më të re të titulluar “Madonna”. Ky projekt ishte parashikuar të realizohej në bashkëpunim me Loredanën, mirëpo pas ndarjes së dyshes kënga i mbeti reperit. Kënga po shoqërohet me një bujë të madhe dhe deri tani numëron 7.5 milionë klikime, teksa po bëhet nami me pjesën e parë të këngës.

Të shumtë kanë qenë fansat, mediat apo edhe kolegët që e kanë kritikuar Mozzik për vargjet e famshme, teksa një ndër sfidat e reja në TikTok është reagimi i prindërve shqiptarë ndaj këngës dhe le të themi se janë thjesht epike. Pas bujës së shkaktuar Mozzik ka vendosur të risjellë pjesën e famshme me Getinjon, të vëllain, dhe një mikun e tij.

Ai ka publikuar një video në Instagram, ku shkruan “Madonna remix”, teksa vargjet e reja janë në instan e Mozzik. Kujtojmë se mesnatën e sotme publikohet bashkëpunimi i Mozzik me Kidën, i cili duket se do të pasohet nga një tjetër duet mes tyre.