OSHEE lajmëron se nesër do të ketë stakime energjie në disa zona të Tiranës. Sipas njoftimit të OSHEE-së, do të ketë stakime energjie në disa zona të Vorës, Farkës, Ndroqit etj.

Për shkak të punimeve të planifikuara në një nga fiderat e NST Vorë dhe NST Ndroq, do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë. Kështu nga ora 10:00-14:00 do të ndërpritet energjia në Gërdec, Marqinet.

Nga ora 09:00-15:00 do të ndërpritet energjia pjesërisht rruga “Siri Kodra”, rruga “Besa”, fshati Çekë. Nga ora 09:00-14:00 do të ndërpritet energjia në Mullet. Nga ora 10:00-13:00 do të ndërpritet pjesërisht energjia në zonën e Farkës.