Ky ka qenë vit i egër për ju, por muajit e fundit duket se gjërat po shkojnë mirë. Eklipset kërkojnë të përshtateni shpejt me kushtet e reja që ndryshimet sjellin. Tani, në fillim të korrikut do ta shihni qartë pse qëndroni më lart se konkurentët tuaj. Marsi sapo ka hyrë në shenjën e Dashit për herë të parë në 2 vite. Planeti juaj udhëheqës, do t’ju japë entuziazëm dhe shumë energji për të ecur para. Marsi është planet luftëtar, me kurajo dhe gjithmonë gati për të mbrojtur çfarë është e tija.

Prej lidhjes së ngushtë me të,do t’i huazoni edhe ju të tilla cilësi, që do t’ju ndihmojnë të mos ndiheni në siklet para askujt dhe veçanërisht ndaj personave që kanë nënvlerësuar fuqinë tuaj. Zakonisht, Marsi qëndron për 6 javë tek një shenjë, por kësaj here do të qëndrojë në Dash për plot 6 muaj. Koha perfekte për të qenë i preferuari i këtij planeti! Në 9 shtator ai do të futet në prapavijë, ku do të qëndrojë deri në 13 nëntor.Gjatë kohës së prapavijës, do të vini re që projektet ecin ngadalë. Duke e ditur këtë, shfrytëzoni fundin e korrikut ose 3 javët e para të gushtit për të lançuar një produkt të ri apo për të firmosur dokumenta.

Ju keni kaluar 2 eklipse në qershor dhe keni një tjetër për të kaluar në 4,5 korrik, që do të ndikojë më shumë në aspektin tuaj të karrierës. Mund të ndryshojnë përgjegjsitë tuaja në punë, mund të promovoheni apo të nisni një punë të re. Të ardhurat tuaja do të jenë të mbrojtura dhe një surprizë që lidhet me rrogën ju pret, falë pjesëmarrjes së Mërkurit në këtë eklips. Në rast se humbisni punën, do të gjeni një tjetër shumë shpejt. Ndoshta më interesante dhe me rrogë më të mirë.Mërkuri është në prapavijë që prej 17 qershorit (deri në 12 korrik), ku do të vini re që gjërat do të përmirësohen. Nuk është momenti më i mirë për të ndërroni vend pune gjatë kësaj periudhe, pasi përveç prapavijës që nuk ju favorizon, koha në të cilën jetojmë është e pasigurtë. Eshtë më e thjeshtë të gjeni një punë ndërkohë që jeni në punë.

Kini besim dhe jini të guximshëm. Nëse jeni në shkollë dhe keni nevojë për ndihmë, mos ngurroni ta kërkoni. Çfarëdo lloj gjëje që ndodh me karrierën do të ndikojë tek jeta familjare apo ajo romantike. Flisni për çfarë mendoni se keni të drejtë. Eklipset gjithmonë nxjerrin në sipërfaqe informacione të reja, prandaj shpesh shoqërohen me lajme surprizë. Do të arrini në një konkluzion përsa i përket një nga aspekteve si: karriera, shtëpia, apo çështjet familjare.Hëna e Re hap një derë të re! Ky eklips do t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje rreth një çështje që ju mundon prej kohësh. Dashët e lindur në 18-19 prill do ta ndjejnë eklipsin më shumë se të tjerët.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Dashi dhe Demi

Muaji i shkuar solli 2 eklipse; i pari, më 5 qershor solli një ndryshim në të ardhurat tuaja, ndërsa i dyti në 21 qershor, hapi biseda të reja në lidhje me një projekt që pritet të dalë në dritë.Gjatë 4-5 korrikut mund të shihni librin tuaj të publikuar, mund të kompozoni një këngë, apo çdo gjë tjetër që lidhet me të shkruarën në veçantë dhe krijmtarinë. Mos firmosni dhe as mos publikoni asgjë të re para datës 12, kur Mërkuri të vijë në vijë të drejtë.

Gjatë eklipsit të 4 korrikut do të shihni si gjëra të reja dalin në sipërfaqe krejt nga hiçi.Planetet janë në anën tuaj, falë pozicionit të tyre perfekt. Paratë do të vijnë me ngadalë dhe për shkak të këndit ku qëndron Saturni do të shihni vonesa. Kjo s’do të thotë që s’do të bëni para, por tani për tani do të merrni vetë një pjesë të vogël të tyre.

Marsi në shenjën e Dashit, do të qëndrojë aty për një kohë të gjatë, derisa më 9 shtator do të shkojë në prapavijë. Kjo periudhë nuk është e mirë për të nisur, projekte të reja, bashkëpunime apo romanca.Marsi në shtëpinë tuaj të 2012 do t’ju gjejë duke folur me personel mjekësor, ndoshta sepse ndonjë nga miqtë apo të afërmit e tu ka nevojë për kujdesin e tyre.Koha që Marsi do të kalojë në shenjën e dashit, 27 qershor 2020-6 janar 2021, do të jetë një super periudhë për të zbuluar më shumë rreth psikoterapive me një profesionist. Do të zbuloni çfarë shkoi keq nga një histori e së shkuarës që përfundoi me një incident.Hëna e Re e 20 korrikut, do t’ju orientojë drejt një çështjeje familjare, që mund të kërkojë edhe të udhëtoni.Me pak fjalë, korriku do t’ju mbajë gjatë gjithë kohës të zënë! Anabel.al