Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka pranuar se Zlatan Ibrahimovic ka pasur rol kyç në përmirësimin e Milanit gjatë pjesës së dytë të sezonit, mirëpo ai e ka theksuar se ka pasur edhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar në paraqitjet e kuqezinjve. Sulmuesi suedez, i cili i mbush 39 vjeç në tetor, i shënoi dy gola në ndeshjen e së mërkurës kundër Sampdorias, për t’i ndihmuar skuadrës së Milanit të marrë fitore me rezultat 4:1.
Pas ndeshjes, Ibrahimovic tha se mosha e tij nuk ka rëndësi dhe Pioli e lavdëroi sulmesin veteran për ndikimin që e ka pasur në San Siro që nga transferimi i tij në janar, përkundër që insistoi se ka pasur edhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar në arritjet e klubit. “Zlatan Ibrahimovic ka qenë shumë i rëndësishëm për zhvillimin tonë, por ai s’ka qenë i vetmi faktor”, u shpreh Pioli në intervistën e dhënë pas ndeshjes.
“Puna që e kemi bërë gjatë muajve të fundit, ardhja e Simos Kjaer dhe një ndryshim i pozitave në fushën e lojës… krejt këto kanë ndikuar”. “Ka një numër të gjërave që na i kanë mundësuar të performojmë ashtu siç kemi bërë dhe ta kemi vazhdimësinë në formën tonë”.