Ditën e sotme pas shumë javësh u njoftua hapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit, një zhvillim, i cili u njoftua nga ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Ai u shpreh se kjo gjendje do të vijojë deri në fund të armëpushimit të vendosur.
Pas këtij zhvillimi ka reaguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka njoftuar se bllokada detare e vendosur nga SHBA-ja, do të vazhdojë. “Teksa ngushtica është hapur tani, bllokada detare amerikane do të vazhdojë derisa një marrëveshje me Iranin të jetë 100% e përfunduar”, u shpreh ai.
Presidenti amerikan ka theksuar gjithashtu se së shpejti do të arrihet një marrëveshje finale, teksa bisedimet mund të ndodhin këtë fundjavë. Sakaq, armëpushimi 10-ditor i vendosur në Liban vijon të ketë polemika, me izraelitët, që akuzohen për shkelje të marrëveshjes.




















