Zlatan Ibrahimovic ka vendosur që të qëndrojë në Milan edhe për një sezon, raporton Gazzetta dello Sport dhe për këtë pritet që t’i diskutojë kushtet e kontratës gjatë ditëve në vijim Gazeta ka shkruar se ish sulmuesi suedez është bindur për të qëndruar edhe një sezon në San Siro dhe të vazhdojë punën me Stefano Piolin.

38 vjeçari ka pasur një ndikim të madh në skuadër prej që ka ardhur në janar dhe i ka ndihmuar kuqezinjtë për të pushtuar vendin e gjashtë këtë sezon në Serie A. Raporti shkruan që Zlatan dhe Milan pritet që të diskutojnë për kushtet e kontratës në ditët në vijim, por ende nuk është caktuar ndonjë datë.

La Gazzetta dello Sport shkruan se paga e tij do të jetë katër milionë euro në vit, por mund të rritet pasi janë përfshirë një sërë bonusesh, si numri i golave të shënuar, ndeshjet e luajtura, paraqitja e klubit në Europa Ligë apo edhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021-22. Zlatan ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë pesë asiste në 17 ndeshje të Serie A prej që është rikthyer në Milano në janar.