Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në gjuhën shqipe për festën e Kurban Bajramit. Ajo uron që për të gjithë besimtarët kjo festë të sjellë shpresë gëzim ta e familjet e tyre.

“Gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sjelltë shpresë, besim dhe gëzim për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë miqtë që e festojnë”, shkruan Kim në Twitter. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me një foto mëngjesin e sotëm me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në foton e publikuar me shkrimet e librit të shenjtë të besimit islam, Kuranit shkruhet “Gëzuar Kurban Bajramin”.