Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh sot se “mbi 1200 familje në nevojë jetojnë në kushte më të mira strehimi falë investimeve të adresuara nga buxheti i shtetit”.

Denaj tha se për periudhën 2020-2021, 24 projekte në 22 bashki do të financohen nga buxheti i shtetit me një vlerë totale investimi 545 milionë lekë. Ajo tha se “me këtë shumë rreth 650 familje do të përfitojnë nga përmirësimi i kushteve të banimit”.

Konkretisht bëhet fjalë për 32% familje rome e egjiptiane, 16% familje në ndihmë ekonomike, 12% të moshuar pa përkrahje, 8% persona me aftësi të kufizuar, 6% gra kryefamiljare dhe 26% të tjera.