57,000 pajisje mbrojtëse personale kundër COVID-19 iu dhuruan sot Policisë Kufitare dhe Emigracionit të Shqipërisë.
Ky donacion u bë nga projekti i financuar nga Bashkimi Europian “Adresimi i Sfidave të COVID-19 në kuadër të reagimit të situatës së emigrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”, të zbatuar nga IOM dhe UNHCR, bëri të ditur sot Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.
Dhurimi përfshin doreza, maska, mbrojtëse të fytyrës, dezinfektues duarsh, pompa dezinfektimi dhe pajisje të tjera, të cilat do të përdoren nga oficerët e policisë kufitare dhe personeli që punojnë në ambientet e pritjes së emigrantëve dhe pikave të kalimit kufitar.