Ish-kryeministri, Edouard Philippe, i cili dha dorëheqjen këtë javë pas tre viteve në krye të qeverisë franceze, u rizgjodh si kryetar i Bashkisë së Havre.

Philippe u zgjodh me 47 vota pro nga 59 gjatë seancës së parë të këshillit bashkiak për të drejtuar këtë qytet të vogël portual me rreth 170 000 banorë, pranë Normandisë, ku ai ka qenë kryetar bashkie nga viti 2010 deri në 2017.

Gjatë turit të dytë të zgjedhjeve bashkiake franceze, lista e drejtuar nga Philippe mori 58,93% të votave.

Këto zgjedhje u shënuan, ashtu si në shumë qytete, nga një përqindje e lartë abstenimi.

Ish-kreu i qeverisë u shfaq i qetë dhe i lumtur.

Nëse ka një “lehtësim” për Edouard Philippe, është një lehtësim fizik, më shumë se një lehtësim i shpirtit pasi tre vitet e fundit kanë qenë të lodhshme për atë”, theksoi miku i tij, eurodeputeti Gilles Boyer