Instituti i Shëndetit Publik jep një mesazh të rëndësishëm për qytetarët, në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së koronavirusit. ISHP shkruan në ‘Facebook’ se ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi 200 sëmundje, ndërsa tregon pesë kushte se si të mbrohen qytetarët nga ky lloj rreziku.

Mesazhi i ISHP: Ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi 2⃣0⃣0⃣ sëmundje. A i njihni pesë ? (kushtet) për ushqim të sigurt❓ ?Mbani pastërti. ?Vendoseni ushqimin e papërpunuar dhe të gatuar në vende të veçanta. ?Gatuajeni ushqimin plotësisht në temperaturë mbi 70 gradë C. ?Ruajeni ushqimin në temperaturën e duhur për të qenë i sigurt. ?Përdorni ujë dhe burime ushqimore të sigurta.