Një ishull privat në brigjet e Irlandës, i cili krenohet me tre plazhe, shtatë shtëpi dhe botë pasur natyrore, është shitur dje për 6 milionë dollarë. Blerësi anonim raportohet se nuk e ka vizituar asnjëherë vendndodhjen por ka parë vetëm një video-prezantim të vendndodhjes.
Ishulli ‘Horse’, një tokë 157-hektarë në jugperëndim të ishullit kryesor të Irlandës, u shit pas negocjatave të kryera në rrjetin WhatsApp.
Blerësi i paemëruar evropian është nga super të pasurit e fundit që kërkon largim drejt ishujve privatë ndoshta prej pandemisë së koronavirusit. Ishulli ka panorama të gjelbra dhe shtëpia e tij kryesore ka disa ndarje për të ftuar me pamje nga Oqeani Atlantik.
Vendi ka pasur një industri të vogël minerare në shekullin e 19-të dhe popullsia e tij maksimale ka qenë 137 njerëz në 1841, por deri në vitet 1960, aty nuk kishte mbetur më asnjeri. Destinacioni ka sistemin e vet të energjisë elektrike, të ujit dhe kanalizimeve.