Italia ka regjistruar 275 raste të reja të coronavirusit në 24 orët e fundit, ndërkohë pesë pacientë kanë hu mbur jetën. Ministria italiane e Shëndetësisë deklaroi se për të dytën ditë radhazi nuk janë shënuar vde kje në Lombardi, një nga rajonet më të prekura të gadishullit Apenin, ndërsa raste të reja pozitive janë 79, kryesisht asimptomatikë. Të shëruarit vazhdojnë të rriten dhe provincat e Kremones, Pavias dhe Sondrio nuk regjistrojnë infektime të reja.

Në total që prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar 12,442 raste, 35,102 vde kje dhe 198.320 të shëruar, 128 pacientë janë rikuperuar vetëm 24 orët e fundit. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza në një postim në Facebook shkruan se “numri i çështjeve të reja në botë vazhdon të rritet. Ne duhet ta mbrojmë vendin tonë brenda një konteksti ndërkombëtar që po përkeqësohet. Ne jetojmë në një planet. Kjo betejë fitohet me vendosmëri dhe solidaritet”.