Disa shenja kanë tendencën të ndezin kuriozitetin tek të tjerët dhe t’i bëjnë ata të interesuar për të zbuluar se si janë në të vërtetë. Këto karakteristika i bëjnë shenjat më tërheqëse dhe të dëshiruara të zodiakut. Kontrollo nëse je në listë:

Luani

I plotësuar si person, kjo shenjë ka vetëvlerësim shumë të lartë, ka besim tek ata që e rrethojnë dhe energjia seksuale që ka dhe karizma janë joshja e Luanit. Gruaja Luan ka buzëkuqin si armë për të joshur dikë dhe mund të përdorë me mjeshtëri aftësitë e saj për të arritur atë që dëshiron.

Akrepi

Kjo shenjë zakonisht ka personalitet të thellë, që i tërheq njerëzit falë enigmatizmit që mbart, por ndërkohë që ngjall interesin e shumë vetëve, mund të ngjallë edhe ndjesi negative tek të tjerët. Në këtë mënyrë i provokon kuriozët për t’iu afruar, duke i përfshirë me sensualitetin që ka, përmes gjesteve.

Peshqit

I famshmi dhe i pa korigjueshmi romantik, Peshqit joshin me stilin e vjetër. Duke qenë i përkushtuar dhe gjithnjë i gatshëm, është e pamundur t’i rezistosh. Ndjeshmëria dhe butësia që ka i bën njerëzit të ndihen rehat me të, me qëllime që shkojnë përtej miqësisë. Kjo shenjë i surprizon njerëzit me moskokëçarjen që kanë ndaj jetës dhe me aftësitë e tyre artistike. Disa prej tyre nuk shfaqen që në fillim, por pak nga pak fitojnë hapësirë dhe bëhen të pazëvendësueshëm.