Reperi i njohur, Capital T, njihet për një stil të veçantë të veshjes, gjatë shfaqjeve të tij skenike. Në secilin klip të këngëve të tij, ai përkujdeset detajisht për veshje dhe aksesorët, vlera e të cilave arrin shifra të mëdha. Kështu ka ndodhur edhe me C’est La Vie që është dhe projekti tij i fundit, ku protagoniste ishte modelja Adrola Dushi. Me anë të një postim në rrjetin social Instagram,’ Shqipe Closet’ ka zbuluar shumën marramendase të shpenzuar nga artisti.
Gjatë gjithë xhirimeve të klipit, ai është shfaqur në pesë skena, ku në secilat prej tyre është parë me veshje të ndryshme.Shumat e të gjitha veshjeve, përfshirë edhe aksesorët arrin 31.714.95 paund, ku çmimin më të lartë e mban një bluzë, me vlerë prej 1.125 paund britanik. Sidoqoftë, kënga e tij e re është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij, duke grumbulluar afro një milion klikime në platformën YouTube.