Kampionati spanjoll është mbyllur. Real Madrid ka fituar titullin e La Liga-s në sezonin 2019-20. Shumë lojtarë kanë qenë protagonistë për mirë, ndërsa shumë të tjerë kanë zhgënjyer.

E përditshmja spanjolle Marca ka provuar të rreshtojë formacionin titullar të atyre që nuk kanë respektuar pritshmëritë në këtë sezon.

Emri që bie më shumë në si në formacionin e Marca-s është Antoine Griezmann. Francezi ka zhënjyer për fajin e tij dhe për fajin e Barcelona-s, që ka qenë me pasur shumë ulje-ngritje gjatë sezonit.

Vetëm 9 gola për ish-yllin e Atletico-s që nuk ka dhënë atë që pritej në Camp Nou.
Një tjetër emër i rëndësishëm në formacion është ai i Joao Felix, talenti i Atletico Madrid. Nuk shpëton as ylli i Real Madrid, Luka Jovic.