Në Vrepckë të Leskovikut, midis natyrës së mrekullueshme shqiptare rrëzëllen shembulli frymëzues i Muhametit që kujdeset ditë e natë për tufën e tij prej 400 krerësh të imëta. Ai është përfitues nga Skema kombëtare e financimit të Bujqësisë prej vitit 2013 e deri më sot. Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, gjatë një vizite në fermën e tij, u shpreh se, “Mahameti edhe këtë vit është aplikant dhe është në proces vlerësimi”.

“Teksa mbështetja e qeverisë i ka reduktuar një pjesë të madhe të kostove të prodhimit, Muhameti sot fiton shumë më shumë nga shitja e qumështit për baxhot që kanë rritur kërkesën për lëndë të parë”- tha Krifca. Ndërsa Muhameti tregoi, se këtë vit procesin e aplikimit online e kreu djali i tij dhe, siç tha ai, ishte edhe më i thjeshtë nga viti i kaluar me zero dokumente”.

“Me blegtorinë jam marrë që në fëmijëri. Kur isha 10 vjeç, babai më merrte me vete dhe sot tufa e të imtave që kam arrin në 400 krerë. Prodhimin e qumështit që arrin në 2.5 kv në ditë, e çoj në baxhon e përpunimit ku e shes me vlerë të kënaqshme rreth 70 lekë/litri” – tregon Muhameti.

Krifca tha se, “me mbështetjen që merr nga AZHBR përmes Skemë Kombëtare, Muhameti
përfiton rreth 300 mijë lekë në vit, financim të cilin ai e përdor për mbulimin e kostove të ushqimit të blegtorisë gjatë sezonit të dimrit duke rritur kështu të ardhurat për familjen e tij dhe zhvilluar më tej tufën me të imta”.

RESPEKT ?Në Vrepckë të Leskovikut, ku midis natyrës së mrekullueshme shqiptare rrëzëllen shembulli frymëzues i Muhametit që kujdeset ditë e natë për tufën e tij prej 400 krerësh të imëta, i cili ka përfituar nga Skema Kombëtare e Financimit të Qeverisë Shqiptare prej vitit 2013 e deri më sot. ??Teksa mbështetja e qeverisë i ka reduktuar një pjesë të madhe të kostove të prodhimit, Muhameti sot fiton shumë më shumë nga shitja e qumështit për baxhot që kanë rritur kërkesën për lëndë të parë.??

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. Juli 2020