Juventusi e ka publikuar fanellën e re për sezonin e ardhshëm 2020/21, duke sjellë disa ndryshime të mëdha në krahasim me fanellën e klubit të këtij sezoni. Sezoni 2019/20 e solli një ndryshim të madh në fanellat e Juventusit, pasi vijat e shpeshta bardhezi u shkëmbyen për dy blloqe të mëdha bardhezi, të ndara nga një vijë e hollë rozë në mes. Juventusi i është kthyer traditës me vijat më të shpeshta bardhezi për sezonin e ardhshëm, megjithatë ato s’do të jenë aspak tradicional.

Në lansimin e kësaj fanelle të re, të reklamuar në mes të tjerëve edhe nga Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, vërehet si vijat e zeza të fanellës nuk do ta kenë pamjen e njëjtë si zakonisht. Fanella tashmë ka dalë në shitje në faqen zyrtare të klubit dhe ajo po shitet me çmim prej 129.95 eurove.