Një nga pyetjet që iu drejtuar kreut të PD-së, Sali Berisha në transmetimin live pyetje-përgjigje me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, spikati ajo e një demokrati të zhgënjyer nga koordinimi i strukturave, por edhe nga vetë protestuesit, të cilët siç tha ai, “vijnë 2 orë sa për të bërë foto e video” dhe pastaj largohen.
Ai kërkoi përshkallëzim në protesta të dhunshme, por Berisha tha se ato do të jenë paqësore.
Pyetja e demokratit: Në protestat opozitare ku kam qenë edhe vetë, kam parë një revoltë nga qytetarët, por të ndalur nga strukturat e rretheve ose të qarkut vijnë 2 orë përpara Kryeministrisë dhe shumica largohen, sa për foto e video në rrjetet sociale. A nuk duhet koordinim që të ketë aksion deri në fund, bashkë me deputetët e zonave dhe kryetarët e degëve?










