Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, teksa ka shëtitur në Sazan, së bashku me gazetarin Sokol Balla, ka rrëfyer për “Real Story” në “News 24” këtë ishull të bukur të Shqipërisë. Dritan Leli tha se në Sazan dikur ka pasur godina ushtarake, duke shtuar se dikur në këtë ishull kanë jetuar shumë njerëz, ndërsa shton se bëhej po ashtu jetë sociale.

“Godinat në bazën ushtarake vazhdon që të ruhet sic ka qenë. Këtu ka qenë Lagjja e Marinës. Po këtu ka qenë edhe Centrali Elektrik, i ndërtuar nga italianët që më 1920. Këtu ka pasur makina që lëviznin, ishin mjete ushtrie më shumë. Ka pasur edhe monopate. Në godina jetonin familje. Këtu kanë pasur shtëpi disa shokë të mi të shkollës, që sot janë shpërndarë gjithandej. 22 Dhjetori është cliruar, pra me 1944. Dikur kishte jetë sociale. Ka pasur edhe bunkerë të vjetër këtu. Pas demokracisë, këtu nuk jetonin më njerëz. Kam bërë këtu në këtë shkollë deri klasën e dytë”, tha kreu i Bashkisë Vlorë Leli.