Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot të promovojë qytetin e Gjirokastrës. “Shqipëria e bukur??❤, Gjirokastër?”, shkruan Rama në postimin e tij, duke shpërndarë disa foto fantastike nga qyteti i gurtë.

Sot Kryeministri Rama ka qenë për vizitë në këtë qytet ku ka ndjekur nga afër fazën përmbyllëse të investimit për ujin e pishëm që do të sigurojë furnizim 24 orë edhe për 9600 abonentët e zonës historike.

Ai projekt parashikon edhe rindërtimin e sistemit të kanalizimeve, duke garantuar eliminimin e humbjeve dhe ab uzimeve shumëvjeçare në rrjetin kryesor.