Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka inspektuar punën në kantieret ku po jetësohet Programi i Rindërtimit në bashkinë Kamëz. Spiropali shprehet se, “Halit Coka” në Bathore është 1 nga shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku puna ka nisur dhe vijon intensivisht për rindërtimin e saj nga themelet. Në vetëm pak kohë do të kemi të rindërtuara 2 shkolla 9 vjeçare, 1 gjimnaz, 5 kopshte dhe 2 çerdhe”.

“771 familje kanë përfituar pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre, ndërsa 195 familjet që do t’u rindërtohet shtëpia nga e para vijojnë të përfitojnë bonusin e qirasë”, theksoi Spiropali. Po ashtu, Spiropali tha se “rikualifikimi urban i bllokut në qendër të Kamzës është një tjetër investim i rëndësishëm transformues i cili vjen pas kaq e kaq vitesh harresë”.

Gjithashtu Spiropali zhvilloi dhe një takim me strukturat organizative të PS në Kamëz. “Në vijim, takimi me strukturat organizative të PS Kamëz për të diskutuar dhe orientuar agjendën tonë politike të fitores si dhe për të evidentuar mbi problematikat e dala gjatë një pune voluminoze në këtë kohë organizimi”, u shpreh Spiropali.