Modelja bukuroshe Kejvina Kthella është kthyer nga Los Angeles dhe po i kalon pushimet në Shqipëri. Për momenin ajo ndodhet në Shëngjin, në shoqërinë e Oriola Marashit.Kejvina është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon vazhdimisht foto që tërheqin vëmendjen e ndjekësve.

Në një foto të publikuar së fundmi, modelja është vënë përballë komentit të një ndjekësi.Sipas tij, një femër bëhet e bukur vetëm për një mashkull dhe se nuk është asgjë në krahasim me femrat e thjeshta. Një komenti të tillë, le të themi aspak me vend, Kejvina i ka kthyer një përgjigje epike, duke treguar se nuk i bëjnë përshtypje fjalët e tij. “Muhabet palidhje! Ulu 4!”, ka replikuar modelja, duke shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit.