Burrat tullacë kanë 40 përqind më shumë të ngjarë të infektohen me koronavirus dhe të përfundojnë në spital, ka gjetur së fundmi një studim. Dermatologët zbuluan lidhjen midis humbjes së flokëve dhe ashpërsisë së koronavirusit duke analizuar të dhëna e 2,000 burrave britanikë në spital.
Mendohet se hormoni Androgen që shkakton humbjen e flokëve tek burrat, ndihmon virusin të hyjë në qeliza.
Ekspertët paralajmëruan se ekziston një listë e tërë faktorësh që mund të shpjegojnë pse burrat tullacë po vdesin më shumë. Për shembull, përkatësia etnike është e lidhur me një rrezik më të lartë të Covid-19 të rëndë.
Një profesor nga Universiteti Broën, Carlos Ëambier është shprehur në një deklaratë për “The Telegraph”: “Ne vërtet besojmë që ‘tullacllëku’ është parashikuesi perfekt për agresivitet të koronavirusit. Androgeni është definitivisht një portë që virusi të futet tek qelizat tona,”