Stafi diplomatik amerikan është larguar të hënën nga konsullata në qytetin kinez, Çengdu, pas përfundimit të afatit prej 72 orësh.Kina ka urdhëruar mbylljen e kësaj zyre në përgjigje të vendimit amerikan për mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston, javën e kaluar, pas pretendimeve se ky objekt diplomatik është shfrytëzuar si qendër spiunazhi.
Para përfundimit të afatit të fundit të hënën, stafi është parë duke u larguar nga ndërtesa, pllaka në hyrje është hequr dhe flamuri amerikan është ulur poshtë. Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se stafi kinez ka hyrë në ndërtesë pas përfundimit të afatit të fundit.Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se konsullata ka qenë në qendër të marrëdhënieve me njerëzit në Kinën Perëndimore, duke përfshirë Tibetin, për 35 vjet.
“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Partisë Komuniste të Kinës dhe do të tentojmë të arrijmë te njerëzit e këtij rajoni të rëndësishëm përmes qendrave tjera në Kinë”. Teksa konsullata amerikane është mbyllur, në afërsi janë parë turma njerëzish që kanë mbajtur flamurin kinez dhe kanë bërë fotografi.Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë përshkallëzuar edhe më shumë për shkak të pandemisë por edhe një sërë cështjesh të tjera. Uashingtoni ka dënuar vendimin e Kinës për miratim të një ligji të ri për sigurinë në Hong Kong. Javën e kaluar, një agjent nga Singapori ka pranuar para një gjykate amerikane se ka punuar si agjent në Kinë.
Javën e kaluar, katër shtetas kinezë janë akuzuar për mashtrime me vizat amerikane, si dhe është supozuar se kanë gënjyer se kanë shërbyer në ushtrinë kineze.Konsullata në Çengdu, e themeluar më 1985, ka përfaqësuar interesat amerikane në një varg çështjesh në jugperëndim të Kinës, duke përfshirë edhe rajonin autonom të Tibetit, ku ka pasur presion të vazhdueshëm për pavarësi. Pjesa më e madhe e misionit diplomatik, me më shumë se 200 punëtorë, ka qenë e punësuar në nivel lokal.
Për shkak të industrisë dhe rritjes së numrit të shërbimeve, Çengduja konsiderohet nga SHBA-ja si ofruese e mundësive për eksport të produkteve bujqësore, veturave dhe makinerisë. Pas mbylljes së këtij misioni, SHBA-ja do të ketë katër konsullata në territorin kinez, si dhe ambasadën në Pekin. Ajo po ashtu ka edhe një konsullatë në Hong Kong, në ish-koloninë britanike.
Çfarë ka ndodhur në Hjuston javën e kaluar?
Kina ka larguar misionin e saj diplomatik në Hjuston javën e kaluar, por ka katër konsullata në SHBA dhe një ambasadë në kryeqytetin amerikan, Uashington.nPas përfundimit të afatit prej 72 orëve, pasi diplomatët kinezë u larguan nga konsullata në Hjuston të premten, gazetarët kanë parë disa burra, që duket se kanë qenë zyrtarë amerikanë, duke hyrë në ndërtesë.Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se mbyllja e konsullatës në Hjuston ka ndodhur pasi Pekini ka qenë “duke vjedhur” pronë intelektuale.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, ka thënë se vendimi amerikan është bazuar në “varg gënjeshtrash anti-kineze”.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale, mirëpo Pekini ka thënë se ekziston endje bindja që SHBA-ja po tenton të ndalë rritjen e Kinës si fuqi ekonomike globale.Po ashtu, SHBA-ja ka sanksionuar politikanët kinezë, të cilët ka besuar se janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të minoriteteve myslimane në Ksinjang. Pekini mohon këto pretendime dhe ka akuzuar SHBA-në për “ndërhyrje” në çështjet e saj të brendshme.