Klubi i nivelit të tretë të futbollit në Spanjë, Marcella FC, e ka zbuluar projektin sensacional për stadiumin e tyre të ri me kapacitet prej 18 mijë ulësesh, që i ka lënë tifozët gojëhapur. Marbella FC i bëri publike planet e veta të premten gjatë një ekspozite, ndërsa stadiumi u përshkrua si “xhevahir urban që e simbolizon qytetin”, nga drejtori ekzekutiv Ocar Ribot, transmeton Gazeta Express. Stadiumi i ri do të ndërtohet në të njëjtin vend ku ndodhet stadiumi aktual i klubit, Estadio de Marbella, ndërsa në projekt përfshihet edhe një hotel dhe një qendër tregtare.

Ky projekt e bën të qartë synimin e klubit për t’u ngritur në ligën elitare të futbollit në Spanjë, La Liga, gjë që e ka pranuar edhe vetë presidenti i klubit gjatë prezantimit të projektit.