Nga Luljeta Çipi/

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit ka lëshuar gjatë ditës së sotme 22 urdhër arreste në lidhje me krimin zgjedhor në Durrës në tre qendra votimi.

Sikurse u raportua në media, bëhet fjalë për arrestimin në një pjesë të madhe, të komisionierëve të koalicionit PD-LSI-PR, (14 prej tyre), koalicion që për një kohë të gjatë bombardoi jetën publike shqiptare me pretendimin se i ishin vjedhur zgjedhjet nga mazhoranca aktuale. Aq shumë u mor me këtë akuzë Basha, sa për hir të saj u përpoq të prodhonte në çdo moment një krizë artificiale politike dhe shoqërore.

Por më në fund, ditën e sotme, pas arrestimeve të komisionerëve të tij, kemi mundësinë të kuptojmë edhe arsyen e këtij ngulmimi të opozitës te pretendimi i vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama:
Sot na u provua se kjo opozitë paskësh qënë gjithmonë gati t’i vërë flakën Shqipërisë jo për hallet e qytetarëve, por për hallet e veta që lidhen me ligjin dhe drejtësinë, halle të cilat sot dolën në dritë. Të ketë qënë kjo një përpjekje për të fshehur gjurmët e një krimi zgjedhor që nuk arriti gjithsesi t’a bëjë Bashën kryeministër?! Siç thotë edhe shprehja e vjetër “hajdut bërtet kapeni hajdutin”, arrestimet e SPAK na provuan sot se Lulzim Basha dhe koalicioni i tij paskëshin qënë hajdutët e vërtetë.

Sipas gjykatës së posaçme, këta komisionerë kanë tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve në favor të partive të tyre dhe për të kuptuar se kush i ka shtuar numrat, mjafton të krahasosh rezultat e vitit 2013 me ato të 2017 në të tre qëndrat e votimit.
Analiza për të tre këto vota tregon se janë pikërisht PD dhe LSI që rriten, në zgjedhjet qëe administrohen nga komisionerë sot të arrestuar, ndërsa partia socialiste, sot në mazhorancë, e cilësuar nga opozita si hajdutja e votave, rezulton me rënie.

Konkretisht, sipas rezultatit për të tre qëndrat:

-LSI nga 2013 ne 2017 rritet me 111 vota.
-PS nga 2013 ne 2017 rritet me 13 vota.
-PD nga 2013 ne 2017 rritet me 38 vota.

Nëse partia socialiste në njerën qendër me numër 1508 ka rënie votash nga 2013 në 2017, PD në qendren 1335 ka gjithashtu rënie votash nga 2013 ne 2017. E vetmja që disafishon votat në të tre qendrat është LSI.

Partia Socialiste
478 vota ne 2013
491 vota ne 2017
Rritja me vetem 13 vota.

Partia Demokratike

234 vota ne 2013
272 vota ne 2017
Rritja me 38 vota.

Levizja Socialiste per Integrim
24 vota ne 2013
135 vota ne 2017
Rritja me 111 vota.

Këto rezultate i japin fund dilemës se kush i vodhi zgjedhjet, ashtu siç sjellin me vete një tjetër provë mbi atë se sa e pamoralshme është në lojën e saj, opozita shqiptare, që ishte gati t’i vinte flakën parlamentin, bulevardit, kryeministrisë në emër të lirisë së votës, kur në fakt me votën paska abuzuar vetë. Vjedhja e votës është kriminale, por që kriminelët i janë shitur shqiptarëve për heronj, është e pamoralshme, fyese dhe tallëse me qytetarët.