Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend.

Varhelyi nxit palët që të vazhdojnë diskutimet për ndryshime shtesë, duke mos tjetërsuar marrëveshjen e 5 qershorit.

“Mirëpres miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo përmbush një kusht kryesor të Këshillit të Europës.

Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen”, shkruan Varhelyi në twitter.