Kompania e madhe italiane Alitalia, do të nisë fluturimet drejt Shqipërisë nga 31 Korriku.

Kompania, përmes një postimi në rrjetet sociale i bën thirrje italianëve të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për pushimet turistike.

“Lereni veten të magjepseni nga Shqipëria. Ujëra të kristalta e plazhe të bardha”, shkruan kompania në rrjetet sociale.

Një numër i lartë turistësh italianë zgjodhën plazhet shqiptare vitin e kaluar, por këtë verë, situata është vështirësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.