Një vrasje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur në Kir të Dukagjinit. Dyshohet se edhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë babë e bir.

Policia është nisur drejt vendngjarjes, por bëhet fjalë për një zonë të thellë malore. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.