Në mbledhjen e Këshillit Politik, që pritet të zhvillohet në orën 11:00, ditën e hënë do të jetë e pranishme edhe Opozita Parlamentare. Lajmin e ka konfirmuar deputeti Edmond Stojku. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Stojku shkruan se 28 deputetë, janë dakordësuar që të përfaqësohen në Këshill nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, si kryetare e Komisionit te Integrimit. Këshilli Politik do të mblidhet ditën e hënë, më 20 korrik, në orën 11:00. Mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve për ndryshimet Kushtetuese. Nga ana e maxhorancës, do të jenë të pranishëm Damian Gjiknuri dhe vetë kryeministri Edi Rama. Ndërsa me përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, do të jetë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Statusi i plotë: Te nderuar miq! Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj! Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per: 1-Sistemin zgjedhor. 2-Listat e hapura, 3-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike. Jemi dakordesuar qe Perfaqesuesit tane ne keshillin politik do te jene Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit te Integrimit Znj. Rudina Hajdari!