E kemi parë shpesh të eksperimentojë me modelet e flokëve, por sot Loredana na habiti të gjithëve kur u shfaq me flokë të shkurtra, siç nuk e kishim parë asnjëherë më parë. Duhet ta pranojmë se për hir të së vërtetës, këngëtarja duket shumë ndryshe me look-un e ri dhe në fillim mezi e njohëm. Mirëpo, fansat i kanë gjetur autores së hitit “Angst” edhe personazhin me të cilin ngjan dhe gjejeni pak cili është.
Po, e dimë edhe ne se në këto foto Loredana ngjan shumë me Ken-in dhe duhet ta pranojmë se ishte një gjetje shumë funny. Ende nuk e dimë nëse Loredana ndryshoi look për ndonjë klip të ri, apo thjesht për qejf, por ka ndryshuar shumë dhe kjo është pak por e sigurtë. Pak më parë, reperja ka njoftuar projektin e ri në bashkëpunim me Summer Cem dhe KC Rebell, që publikohet javës tjetër.