Kreu i delegacionit të Bundestagut në KiE, deputeti gjerman i CDU/CSU, Peter Beyer mirëpriti votimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament ditën e sotme. Beyer theksoi se këto ndryshime duhet të implementohen plotësisht. Deputeti gjerman i kërkon dhe opozitës, si asaj parlamentare por edhe asaj të bashkuar, që të kontribuojnë në Këshillin Politik.

“Unë mirëpres ndryshimet e ligjit zgjedhor në Shqipëri. Duhet të implementohen plotësisht. Të gjitha forcat politike brenda dhe jashtë parlamentit duhet të kontribuojnë tani në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi me argumente në Këshillin Politik. Nuk ka kohë për të humbur deri në 30 korrik. Bëhet fjalë për shqiptarët drejt Europës”, deklaroi ai.