Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka sqaruar se pse u ndalua hapja e lokaleve të natës.
Sipas Ficos janë gjetur shkelje të herëpasherhshme nga kontrollet në to dhe se tjetër faktor është dhe ulja e moshës mesatare të të infektuarve.
Për më tepër Fico thotë se ndalimi i muzikës pas orës 20:00 ka ndodhur pasi vetë muzika është parë si aspekt grumbullues dhe për të evituar ato duhet ndalur edhe muzika. Fico thekson se masa të tilla nëse merren për 2-4 javë atëhere japin një rezultat të jashtëzakonshëm.
”Padiskutim ne prisnim të kishte një rritje të numrave. Në logjikën e sëmundjeve, padiskutim janë element të njohur. Ajo çka padiskutim e vuri në alert sistemin janë elementët që i kemi thënë. Rritja e numrit të infektuarve, të të shtruarve në spitale, të atyre që kërkojnë ndihmë në terapi intensive, humbjet e jetës dhe të intubuarit.
Unë besoj që kjo hyn tek grupi i statistikave, që kërkojnë kohë të ndryshme. Por ka një indikacion, që janë shkeljet e gjetura në këto entitete. Ne kemi një zbritje të moshës mesatare ku përfshihen dhe moshat e reja.
Së treti të mos harrojmë që numrat e infeksionit janë rritur. Një nga vektorët e këtij sektori janë persona që frekuentojnë lokalet. Puna e muzikës ka diskutim, si për plazhet. Muzika është parë si aspekt që grumbullon, jo si element që duhet luftuar. Në kohë COVID-19 ne kemi më shumë nevojë për hapësira artistike. Këto janë elemente sociale që sjellin grumbullime. Por ne jemi targetuar për shmagien e grumbullimeve. Le të jemi të durueshëm. Unë vetë vij nga një shtëpi artistësh, janë një grup që e ndjejnë emocionalisht, port a mendojnë si një masë shtrënguese nga zorri, jo nga qejfi. Kjo ka dhe një arsye. Nëse do ishte për të mërzitur njerëzit, dhe sidomos ato që i duam përzemërsisht, por në pandemi, në gjithë botën ka masa që vendosen. Nëse ne sillemi në këtë mënyrë do të ishte më mirë.
Fakti që ke grumbullime të identifikuara. Grumbullime të të rinjve, që janë mosha më e dashur për ne, por janë në moshën që nuk i pranojnë zakonisht këto. Dhe janë gjetje nga kontrollet e vazhdueshme. Nëse ne ndërmarrim një masë në sezonin e verës ne e dimë që 2-4 javë bëjnë ndryshim të jashtëzakonshëm nëse implementohen.”- tha Fico.
Ajo shtoi se artistët që protestojnë nuk duhet ta shohin si sulm aktin normativ për lokalet e natës, por si një masë parandaluese.