Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës që të mos e bojkotojë Këshillin Politik.

Në një postim në Twitter, Rama i fton të vijojnë dialogun tripalësh sa i takon reformës zgjedhore.

“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik.

Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”- shkruan Rama.