Në mjediset e kryesisë së Kuvendit po zhvillohet takimi i dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës parlamentare në përpjekje për gjetjen e dakordësisë për miratimin e Reformës Zgjedhore, sipas marrëveshjes PS, PD dhe LSI. Kërkesa për takimin në fjalë u bë dje nga deputeti Myslim Murrizi dhe Edmond Stojko, me argumentin se nuk morën përgjigje në takimin e parë për kërkesat e tyre.

Opozita parlamentare është shprehur se nuk do ta votojë marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, nëse nuk plotësohen kushtet e saj, saktësisht listat e hapura, rritja e pragut elektoral në 5 % dhe ndalimi i koalicioneve.