Nobelisti i famshëm turk, Orhan Pamuk ka kritikuar vendimin e qeverisë, për ta kthyer kishën Hagia Sophia, në xhami.
“Janë miliona turq laikë, si unë, që qajnë kundër këtij vendimi, por zërat e tyre nuk dëgjohen.
Shndërrimi i saj në një xhami, po i tregon pjesës tjetër të botës, se për fat të keq ne nuk jemi më laikë.”, u shpreh nobelisti për BBC, duke shtuar se vendimi i Ankarasë hoqi krenarinë që kishin disa qytetarë turq, se po jetonin në një komb laik mysliman.