Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet Kushtetuese.
Ndryshimet Kushtetuese janë miratuar me 106 vota pro. Ndërkohë kanë qenë 10 deputetë të cilët kanë votuar kundër këtyre ndryshimeve. Nga ana tjetër 6 deputetë nuk morën pjesë në votim.
Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë, ndërsa 6 munguan, mes tyre 3 për arsye shëndetësore, pasi janë me COVID, Enver Roshi, Eljo Hysko dhe Ralf Gjoni.